Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me referendumin serb që kërkohet të mbahet dhe në disa komuna në Kosovë.

Mësohet se seanca plenare do të fillojë rreth orës14:00 dhe në rend të ditës është vetëm diskutimi për referendumin serb.

Ditët e fundit politika në Kosovë është përfshirë në debat lidhur me këtë çështje, ku të gjitha institucionet njëzëri kanë kërkuar që serbët që jetojnë në Kosovë të mos votojnë.

Po ashtu dhe partitë politike, kanë deklaruar se mbajtja e referendumit serb në disa komuna në Kosovë është e rrezikshme.

Por ndërkombëtarët mendojnë ndryshe dhe kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të shprehin vullnetin e tyre./tvklan.al