Referendumi serb në Kosovë, analistët: Situata, e rrezikshme


Referendumi serb në Kosovë, analistët: Situata, e rrezikshme

20:28 14/01/2022

Këshilltari i ish-Presidentit Thaçi: Kurti kërkon konflikt, nuk u konsultua me aleatët

Analistët në Kosovë e vlerësojnë të gabuar vendimin e autoriteteve për të mos lejuar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Këshilltari i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, kritikon Albin Kurtin se dëshiron konflikt dhe se situata të dielën mund të jetë e rrezikshme.

Behrami kritikon Kurtin edhe për politikën që ndjek për marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këshilltari i ish-Presidentit komentoi edhe letrën e Sekretarit të Shtetit Blinken dhe sipas tij letra tregon dobësim të pozitës së Kosovës.

Klan News








Të ngjashme