Rezultati i referendumit në Maqedoni lexohet në mënyra të ndryshme nga politikanët vendas. Për kryeministrin Zoran Zaev, mesazhi i referendumit është i qartë pavarësisht se nuk u arrit niveli i nevojshëm i pjesëmarrjes.

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë:

Kemi shumicë të madhe PRO nga ata që votuan. Vota e deputetëve duhet të jetë votë Pro NATO-s dhe BE-së, për jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe Maqedonisë. Pres që deputetët e VMRO-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën nëse nuk ndodh, atëherë duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë.

Mospjesëmarrjen e shumicës në votime, lideri i VMRO-DPMNE-së në opozitë Kristjan Miçkoski e kupton se refuzim të marrëveshjes me Greqinë.

Kristjan Miçkoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së: 

Numri i qytetarëve që abstenuan është shumë më i madh se i atyre që e votuan marrëveshjen. Populli i tha “Jo” marrëveshjes me Greqinë. Qeveria ka humbur legjitimitetin dhe duhet të respektojë vullnetin e qytetarëve.

Në të njëjtën linjë me kryeministrin Zaev janë edhe partitë shqiptare. Për kreun Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, populli e mbështeti marrëveshjen dhe tashmë, ajo duhet të kalojë për rivotim në parlament.

Tv Klan