Reflektimi i Fatos Nanos: Ky është dështimi më i madh i politikës në 30 vite

Fatos Nano


Reflektimi i Fatos Nanos: Ky është dështimi më i madh i politikës në 30 vite

22:45 04/02/2021

Ish-kryeministri Fatos Nano në një rrëfim të rrallë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka treguar dështimin më të madh të politikës në 30 vite. Sipas tij, politika nuk ka krijuar që të ketë një opozitë të denjë dhe ky sipas tij është dështimi më i madh.

Për sa i përket nivelit të parlamentit të sotëm, Nano e shikon si një evolucion natyral të politikës, pasi siç thotë më para intelektualët donin të merreshin me politikë, ndërsa sot intelektualët janë të rrallë.

Blendi Fevziu: Një pyetje dhe pse nuk është thelbi? Ju thatë që shumë gjëra kanë ecur pozitivisht, por ndërkohë kur ju keni hyrë në parlemtent në vitin 1991, i mirë apo i keq ka qenë një parlament që përbëhej nga elita e asaj kohe., ndërsa sot unë sa herë që më thëllon të shoh ndonjë seancë më vjen të kap kokën me dorë dhe këtë nuk e them figurativisht.

Fatos Nano: Kjo do të thotë se ti mund të ishe bërë deputetet dhe nuk je aty.

Blendi Fevziu: Çfarë ka ndodhur në fakt, unë s’do isha bërë se mund të isha bërë që në 1991.

Fatos Nano: Natyrshëm ka ndodhur ky evolucion, sepse në fillim s’kishte asgjë tjetër. Intelektualët i vunë shpatullat politikës dhe ndenjën aty deri sa mundën. Pastaj turbinën e rrotullonin disa marifetçinj dhe i nxorrën jashtë

Blendi Fevziu: Ka kosto për vendin kjo.

Fatos Nano: Ka sigurisht. Të marrim një shembull tipik. Një intelektual i pashoq si Moikom Zeqo, a e dini sa vite ka ndenjur pa punë, dhe i vetmi që e ka kthyer në punë aty ku e meriton kam qenë unë sa herë kam ardhur në qeveri. Sot Moikomi na ka lënë, por këto gjëra nuk korrigjohen më të vdekur, por me të gjallët.

Blendi Fevziu: Po ju vetë çfarë do të korrigjonit?

Fatos Nano: Natyrshëm u dyndën politikanët tek politikanët tek politika, i zboi politika. Janë qenie që nuk ngelen pa bukë, krijuan median e lirë, krijuan shoqërinë civile. Sot numri i atyre që mund t’i ofrohen politikës është më i vogël. Kështu që natyrisht nuk jam i kënaqur me parlamentin sot.

Blendi Fevziu: E ndiqni ndonjëherë?

Fatos Nano: E ndjek për të parë rendin e ditës, çfarë nismash të reja ka. Sepse ato të hynë do votohen. Por shqetësimi është niveli i opozitës sepse maxhoranca është e disiplinuar. Maxhoranca ka shumë individualitete  brenda.

Blendi Fevziu: Opozita parlamentare është..

Fatos Nano: Jo po flas dhe për ata që ikën dhe për këta që janë. Por për punimi i akteve i nismave që vijnë nga maxhoranca nëpërmjet komisioneve është shumë i kualifikuar, reagimi që ndeshet në atë sallë nuk ishte fare profesional. Ishte krimi, korrupsioni, droga dhe asgjë më përmbajtjen. Nga kjo pikëpamje dështimi më i madh në tre dekada e këtij vendi është paaftësia për të krijuar një opozitë të denjë.

Blendi Fevziu: Përfshirë dhe kohën kur ju keni qenë në opozitë?

Fatos Nano: Përfshirë dhe kohën kur unë kam qenë Kryeministër. Opozita natyrisht nuk krijohet me akt administrativ, opozita reflekton nivelin mesatar të qeverisë., Opozita sa do e dobët të jetë duhet të ndihmohet nga maxhoranca për t’u ngritur në këmbë e për të ardhur në nivelet e një jete politike e parlamentare apo të respektit të institucioneve siç e ka bota e zhvilluar. Pra është dështim i të dyja palëve edhe i opozitës dhe i maxhoranca të sotme, që nuk kemi mund të krijojmë një opozitë të denjë në këto 30 vite.

Blendi Fevziu: Pra ju këtë quani dështimin më të madh të këtyre 30 viteve?

Fatos Nano: Absolutisht që po./tvklan.al







Të ngjashme