Ambasadorja Amerikane Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi po bën përpara, “edhe nëse të këqinjtë nuk e duan këtë”.

“SPAK po ndjek penalisht më shumë, po konfiskon pasuri & po çon kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu po vazhdon. Inspektorët e BKH-së po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara – edhe nëse të këqijtë nuk e duan këtë”, shkruan ajo në një postim në Twitter.

Reagimi i Kim vjen pas përzgjedhjes së 28 kandidatëve të parë për Byronë Kombëtare të Hetimit. Në një postim në rrjetet sociale, më herët edhe Ambasada Amerikane tha se SHBA-ja do ta mbështesë SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar.

Një reagim pati edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

“Mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit të kandidatëve të parë për hetuesit e BKH. Urime grave dhe burrave që e përmbyllën me sukses! Tani do të fillojnë trajnimin e specializuar. E rëndësishme të bëhet një thirrje e dytë, menjëherë. Bashkimi Europian vazhdon të mbështesë SPAK”, tha Soreca./tvklan.al