Rama

Kryeministri Rama deklaron se segmente të ndryshme po i bëjnë presion shumicës për të mos votuar reformën në drejtësi, por pa i specifikuar nëse janë në radhët e politikës apo të sistemit të drejtësisë.

Në konferencën e fundvitit Rama tha se mandati 4 – vjeçar i kësaj qeverie është për të reformuar drejtësinë. Kryeministri thotë se nuk e ka lexuar draftin e reformës si për të treguar se ndikimi i tij në hartimin e saj është zero.

Lidhur me marrëdhënien që ka me institucionet kushtetuese përfshirë Presidentin dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për të cilat një vit më parë deklaronte se ishte i palumtur nga puna e tyre, sot Kryeministri jep këtë vlerësim.

Por sa i takon Presidentit të Republikës duke se marrëdhënia institucionale e shumicës me të nuk pritet të ndryshojë as vitin e ardhshëm pasi Rama thotë se do të rivotojnë pa ndryshime ligjin e pronave të kthyer në parlament nga kreu i shtetit.

Kryeminsitri thotë se do të duartrokasë nëse akuzat e opozitës në radhët e shumicës ka 19 të inkriminuar do të vërtetohen.

Ndryshime në qeveri Kryeministri lë të kuptohet se nuk do të ketë vitin e ardhshëm ndërsa merr nën mbrojtje ministrat e tij nga sulmet e opozitës.

Kryeministri foli për të gjitha arritjet si i quajti ai në një vit të qeverisë së tij dhe lajmëroi se vitin e ardhshëm vendi do të ketë një rritje ekonomike prej 3 %.

Në fund bashkë me urimin për Vitin e Ri, Kryeministri falenderoi gazetarët dhe për durimin e tyre ndaj fjalimeve të tij të gjata edhe pse lajmëroi se situata nuk do të ndryshojë as në 2016.

Tv Klan