Gjyqtari amerikan Stephen Czuleger në një intervistë për “Zërin e Amerikës” lidhur me korrupsionin dhe mos funksionimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri deklaroi se gjyqtarët e vjetër janë më pak të gatshëm për ndryshim, ndërsa të rinjtë e kuptojnë më shumë rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pakurruptuar.

 Anëtari i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, do të japë mësim në Shqipëri muajin e ardhshëm. Stephen Czuleger është pjesë e një programi Fulbright që synon të mbështesë brezin e ri në sistemin shqiptar të drejtësisë.

Intervista:

Cilat janë arsyet që sistemi gjyqësor në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimit janë kaq shumë të korruptuara dhe jo funksionale?

Asnjë sistem nuk është i përsosur. Kur kam qenë herë të tjera në Shqipëri kemi folur shumën herë për korrupsionin dhe u ndjeva shumë në siklet. E thashë hapur nuk jam këtu për ofenduar vendin tuaj, por e di se ka probleme me korrupsionin. Asnjë sistem nuk është pa korrupsion. Sistemi në Shqipëri është i ri dhe erdhi pas rrezmit të komunizmit, por është një problem në rritje dhe të gjithë duan ta zgjidhin. Qeveria do ta zgjidhë gjithashtu është një proces që do koh

ë.

Disa nga gjyqtarët që do të takoni në Shqipëri mund të jenë më të korruptuarit, çfarë do ju thoni atyre?

Unë jam i gatshëm të tregohem i hapur. Herën e fundit që zhvillova një takim me një grup gjyqtaresh në Shqipëri, vura re se të vjetrit ishin më pak të gatshëm për ndryshim. Nga bisedat e zhvilluara në Ambasadën Amerikane mora të njëjtat shqetësime për korrupsionin në Shqipëri . Ata ishin pesimiste se gjerat do të ndryshonin, por unë jam pozitiv pasi bisedova me studentët e juristët e rinj e kuptojnë rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pakorruptuar”. E para gjë që duhet pranuar është që ka korrupsion, dhe Shqipëria e pranon këtë gjë.

Ka një reformë gjyqësore që ka filluar në Shqipëri, më atë që quhet  Vetting i gjyqtarëve dhe prokurorëve. A jeni njohur me këtë reformë?

Unë mundohem të ndjek zhvillimet që ndodhin në Shqipëri. Kur isha aty 3 vite gjysmë më parë, diskutimet për reformën sapo kishin nisur dhe tani shoh që ka filluar të zbatohet. Shoh gjyqtarë që janë të shqetësuar dhe nuk duan të kalojnë përmes Vettingut, pasi nuk duan të deklarojnë financat e tyre. Kjo është diçka pozitive pasi inkurajon gjyqtaret e mire, inkurajon njerëzit që duan të zbatojnë ligjin dhe të bëjnë atë që duhet, duke mos e patur barrën e kolegëve që nuk veprojnë në të njëjtën mënyrë”. Kur kë një gjyqtar të korruptuar ai i bën të gjithë të duken keq./

tvklan.al