Reforma në gjimnaze, sipas kryeministrit Rama ka bërë të mundur që të dalë në pah merita si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit. Në një takim me maturantët e gjimnazit Sami Frashëri, kreu i qeverisë vuri theksin të dixhitalizmi i sistemit.

Ju sot jeni maturantë që nuk ka pikë rëndësie çfarë pune ju bën babai, si quhet babai, ça partie ka, sa lek ka? Prindi s’ka asnjë rëndësi, ka vetëm një gjë rëndësi, çfarë niveli dije keni për të marrë nesër atë që dëshironi, në rrugën drejt universitetit. Kemi arritur t’i japim meritës vendin e palëvizshëm të nderit, rrugën drejt universitetit. Që do të thotë asnjë fëmijë i privilegjuar nuk mund të parcaktojë fëmijën e një çobani në malin më të largët nëse fëmija i çobanit merr më shumë pikë, sistemi është i tëri dixhital, i bazuar në çfarë di dhe jo kush je…Platforma elektronike nuk njeh emra vetëm kod.”

Rama vuri në dukje se në sistem nuk ka më mësues pa arsimin përkatës. 

Nuk e di nëse ka më mësues, që u thonin nxënësve kush janë vëllezërit Frasheri, nuk e di a ka më të tillë, por deri para pak vitesh ishin mbi 5 mijë, mësues që qëndronin në një vend pune pa arsimin përkatës… Sot janë shumë pak dhe vetëm në zona shumë të largëta mësuesit që janë të detyruar të japin më shumë se sa lëndën e tyre, për shkak të vazhdimit të klasave kolektive që janë një sfidë më vete.”

Sistemi 3 lëndë në 6 orë, heqja e altertekstit, si dhe ndarja e gjuhës shqipe nga letërsia janë disa prej reformave të ndërmarra në gjimnaze. Kreu i qeverisë ftoi të rinjtë mësuesit, por edhe prindërit që të ndërmarrin iniciativë në lidhje me shkollën dhe projektet t’i referojnë në platformën e bashkëqeverisjes, ku mund të kërkojnë ndihmë, qofte kjo edhe financiare.

Tv Klan