Brenda pak javësh, socialistët kanë ndryshuar qasje sa i takon nevojës për ndryshimin e hartës administrativo territoriale.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla deklaroi se nuk do të jepnin konsensusin për kërkesën e demokratëve që kërkojnë në Komisionin e Reformës Territoriale shtimin e numrit të bashkive nga 61 në 91.

Sot në Kuvend është miratuar me 101 vota pro shtyrja e afatit të punës së këtij komisioni deri në datën 21 Tetor, kur mandate i përfundon në 30 Shtator.

Bashkëkryetarja socialiste e këtij Komisioni nuk e mohon se mund të ketë shtim të bashkive, por jo të shkohet në numrin 91 siç kërkon opozita.

Tv Klan