Reforma Zgjedhore, Ambasada e SHBA përshëndet vendimin e opozitës për të marrë pjesë

Reforma Zgjedhore, Ambasada e SHBA përshëndet vendimin e opozitës për të marrë pjesë

10:03 25/09/2019

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë“, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së SHBA në vendin tonë.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike dhe blerja e votes. “Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo”, e mbyll reagimin e saj Ambasada Amerikane./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT