“Zgjedhorja”, OSBE: Lehtësojmë dialogun, nuk marrim vendime politike

“Zgjedhorja”, OSBE: Lehtësojmë dialogun, nuk marrim vendime politike

12:09 25/10/2019

Basha: Dialog jashtë Parlamentit, nuk e njohim Komisionin e Reformës

Opozita i ka kthyer sërish sytë nga OSBE-ja për ndihmën që mund të ofrojë në zgjidhjen e krizës politike dhe vendosjen e dialogut mes palëve për Reformën Zgjedhore.

Pas një takimi që zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, në selinë blu së bashku me aleatët, Lulzim Basha u shpreh optimist në kontributin që zyrtari i lartë i OSBE-së mund të japë pas rikthimit të tij në Tiranë nga muaji Korrik.

“Së pari, t’i kujtojë Shqipërisë si çdo vendi tjetër anëtar detyrimet që ka për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe këtë e ka bërë me raportin e ODIHR-it. Së dyti, të ofrojë ekspertizë dhe këtë e ka bërë dhe shpresoj që ta bëjë. Së treti, që të ndihmojë, sa i përket rolit të OSBE-së, nuk është vetëm OSBE-ja këtu janë edhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë në një dialog të vërtetë që të ketë një produkt. Dhe për ne një produkt duhet të jetë një reformë zgjedhore e vërtetë dhe vullneti politik për ta zbatuar këtë reformë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve lokale në një ditë sipas përcaktimeve kushtetuese dhe të reformës zgjedhore. Prandaj me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE kemi diskutuar për ndihmën që mund të japë OSBE. Në rolin që ka OSBE për ti kujtuar vendeve anëtare për standardet që duhet të përmbushin sa i përket demokracisë dhe shtetit ligjor. Së dyti në ofrimin e ekspertizës dhe së treti në rolin që OSBE mund të luajë  për të ndihmuar në dialogun politik kaq shumë të nevojshëm dhe të kërkuar nga BE për t’i dhënë fund krizës politike”.

Vetë Greminger i pyetur pas takimit me kryedemokratin, u shpreh se OSBE-ja mund të lehtësojë dialogun mes palëve për Reformën Zgjedhore por nuk mund të marrë vendime politik.

“OSBE mund të lehtësojë dialogun mes palëve, por nuk mund të marrë vendime politike. U kam thënë të gjitha bashkëbiseduesve të mi se çfarë OSBE mund dhe nuk mund të bëjë. OSBE në thelb mund të bëjë tre gjëra. Ne mund të sjellim ekspertizë teknike, së dyti t’u kujtojmë shteteve anëtare të OSBE angazhimet që kanë shtetet pjesëmarrëse dhe së treti të lehtësojmë dialogun. Këtë mund të bëjmë. Ajo që nuk mund të bëjmë është të marrim vendime politike. Shpresojmë që rekomandimet e ODIHR po merren seriozisht. Ajo që nuk mund të bëjmë është të zgjedhim sistemin që ky vend dëshiron, por mund të sjellim ekspertizë e të lehtësojmë dialogun. Po sigurisht jam i vetëdijshëm që ka dy aspekte. Ajo që konsiderohet si reformë elektorale, ka kundërshti sa i përket rekomandimeve se si duhen implementuar ka diskutime mbi sistemin elektoral, nuk është në dorën tonë, kjo është në dorën e aktorëve politikë të këtij vendi për të mbështetur procese të tilla”.

Për opozitën zgjidhja e krizës kalon vetëm përmes kushteve të Bundestagut, duke përjashtuar prerazi dialogun me mazhorancën në Parlament.

Dialog brenda dyerve të pseudoparlamentit nuk mund të ketë. Dialogu do të zhvillohet jashtë dyerve të pseudoparlamentit. Miratimi i reformës dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në të njëjtën ditë me ato vendore”, shprehet Lulzim Basha.

I pyetur në lidhje me propozimin e bërë nga mazhoranca në Komisionin e Reformës Zgjedhore se 6 muaj përpara zgjedhjeve qeveria do t’i ngjajë një qeverie teknike, Basha thotë se e vetmja mënyrë për ta bërë është ai përmes një dispozite tranzitore në Kushtetutë.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi