Reforma zgjedhore ende larg

Posta

Reforma zgjedhore ende larg

15:32 02/10/2019

Replika në distancë mes Ramës e Bashës

Gatishmërisë së kryeministrit Rama për t’u takuar me opozitën e për të diskutuar me të për reformën zgjedhore pa vonesë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i përgjigjet duke i kujtuar se për këtë reforme s’ka gjë për të diskutuar më shumë se drafti i paraqitur në tryezën e OSBE –së. Ta zbatoje atë ose të largohet, thotë Basha.

“Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan, një propozim për Reformën Zgjedhore. Ia kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marrë e ta zbatojë! Nëse nuk e zbaton dot, të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne!”

Por sfidës për të hapur krahun dhe për të pranuar propozimin e opozitës, kryeministri i jep këtë përgjigje.

“Është njësoj sikur një karroce me kalë t’i thotë një treni hap krahun…Nuk po flas për tërmetin artificial të opozitës.”

Partia Demokratike ka propozuar që reformën zgjedhore ta drejtojë një strukturë ekstraparlamentare e udhëhequr nga ndërkombëtarët, në përbërje të së cilës të jenë edhe dy përfaqësues; një nga maxhoranca dhe një nga opozita e bashkuar.

Ndërsa kryeministri thotë se ajo do të behet vetëm sipas rekomandimeve të OSBE –së dhe shpreh besim se mund të mbyllet brenda vitit, si pjese e kushteve të vendosura nga Bundestagu për negociata. 

“Dy janë kushtet. Reforma zgjedhore dhe ngritja e funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, që mund të bëhen brenda vitit. Dhe reforma sipas OSBE.”

Për mazhorancën, reforma duhet të kryhet nga komisioni i posaçëm ku opozitës i është lënë e drejta për të bërë propozime. Por opozita e cilëson ilegjitim komisionin, ndaj dhe kërkon që propozimi i dakordësuar nga ndërkombëtarët të kalojë për vote në parlament pa ndryshime, kërkesë kjo që është hedhur poshtë nga kryeministri, por edhe nga kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT