Reforma Zgjedhore, Gjiknuri ftesë PD

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri ftesë PD

15:38 09/10/2019

Opozita nuk merr pjesë

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, përmes një shkrese zyrtare drejtuar Sekretarit për Çështjet elektorale në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka ftuar opozitën të marrë pjesë ditën e enjte në orën 10:00 në mbledhjen e radhës.

Por burime zyrtare nga Partia Demokratike konfirmuan për Televizionin Klan se opozita nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje.

Sipas opozitës, Komisioni i Reformës elektorale ka humbur legjitimitetin dhe ajo nuk negocion asgjë tjetër me Edi Ramën, përveç planit  5 pikësh që i ka lënë në tavolinë Kryeministrit, gjatë tryezës së thirrur nga OSBE-ja.

Demokratët kërkojnë që reforma elektorale të  drejtohet nga një strukturë ekstraparlamentare e udhëhequr nga ndërkombëtarët, në përbërje të të cilit të jenë edhe dy përfaqësues, një nga mazhoranca dhe një nga opozita e bashkuar.

Por ky propozim i tyre ka hasur në kundërshtinë e Kryeministrit Rama dhe kreut të prezencës së OSBE-së.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT