Në ligjin zgjedhor politika ka ndërhyrë para çdo procesi dhe nga viti 2000 deri më tani ai është ndryshuar 7 herë. Në të gjitha rastet të ashtuquajturat reforma janë bërë në limitet e afateve ligjore, pa arritur të realizohet një reformë e thellë.

Por kësaj radhe opozita vendosi të propozojë ndryshimet në sistem menjëherë pas zgjedhjeve të 25 Qershorit. Por duket se sërish po shkohet drejt sëmundjes së vjetër. Gjashtë muaj kanë kaluar dhe procesi ende nuk ka nisur. Ky fakt për konstitucionalistët ngre pikëpyetje nëse kjo reformë do të arrijë të adresojë të gjitha problemet e ngritura deri tani.

Ndonëse gjithmonë reformat kanë qenë të minutës së fundit, konstitucionalistët kujtojnë edhe suksese të tyre.

Në këtë reformë zgjedhore palët politike janë fokusuar më së shumti në dy probleme të mëdha, të cilat kërkojnë t’i zgjidhin, si ngritja e sistemit elektronik të votimit dhe numërimi dhe votimi i emigrantëve.

Burimi: Klan Plus

Gazetare: Joniada Koçi