Reforma Zgjedhore, Yuri Kim: SHBA mbështet proces gjithëpërfshirës



Reforma Zgjedhore, Yuri Kim: SHBA mbështet proces gjithëpërfshirës

17:47 23/12/2020

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka përshëndetur ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan në seancën parlamentare të ditës së sotme.

Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se këto ndryshime janë pjesë e marrëveshjes së 5 Qershorit të arritur nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.

“Në seancën e fundit për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes së 5 Qershorit të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka shkruar ambasadorja Kim në Twitter. /tvklan.al






Të ngjashme