Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Reformatorët nuk mbështesin një vendosje të kandidatit të së Djathtës së Bashkuar për Tiranën Dashamir Shehi për nënkryetar të bashkisë. Deputeti reformator Xhaferri tha, se Partia Demokratike nuk duhet t’i bojkotojë balotazhet, ndërsa përgjegjësia për humbjen bie mbi kryetarin Berisha.

Ferdinand Xhaferri:- “Në qoftë se Berisha do të vendosi bojkotimin, kjo do të thotë se do të vazhdojë lojën e tij, për t’i dhuruar bashkitë dhe komunat socialistëve. Ne jemi shumë të qartë në hapat që do të ndërmarrim, pas balotazhit. Ne do të fillojmë takimet me bazën, elektorati i qendrës së djathtë duhet ta kuptojë që PD, duhet të çlirohet nga Berisha dhe grupi i tij dhe po kështu duke prezantuar një alternativ të besueshme, ne jemi plotësisht të bindur që në prag të zgjedhjeve politike qendra e djathtë do ta ndjejë që PD jemi ne”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame