Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Lëvizja reformatore e Partisë Demokratike, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se do të jenë aktiv në fushatën zgjedhore për pushtet lokal. “Ne kemi edhe mbështetësit tanë mes kandidatëve që ka nxjerrë selia blu. Megjithëse këta kandidatë kanë marrë vulën e Berishës, vetëm pasi janë dëshmuar besnikë të tij”, ka deklaruar Pollo.

Genc Pollo:- “Shpreh keqardhjen për deklarim ndaj kandidatit të Berishës për Bashkinë e Tiranës, zoti Mustafaji, i cili kërkoi mbështetjen e socialistëve, por refuzoi përkrahjen tonë, përkrahjen e demokratëve”.

“Kjo ka qenë një deklaratë me urdhër nga lartë për kandidatin Mustafaji. Përgjegjësinë e plotë si për fitoren dhe si për humbjen e PD në zgjedhjet e pushtetit lokal e mban kryetari i partisë Berisha”, kanë deklaruar Pollo, Xhaferri dhe Vejsiu./tvklan.al