Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Deputetët reformatorë të Partisë Demokratike, do të mbledhin së shpejti kongresin e jashtëzakonshëm. Ata kanë mbledhur sot aktivet e PD së Kurbinit dhe Fierit, nga ku janë përcaktuar edhe delegatët. Në Kurbi, Genc Pollo, deklaroi se për të luftuar pushtetin socialist, nuk mund të rrimë nën ombrellën e atyre që dinë t’i udhëheqin demokratët vetëm me anë të dështimeve.

Ndërsa deputeti i Shkodrës Nard Ndoka tha, se me Sali Berishën, disfata e demokratëve është e sigurt, ndërsa me një PD reformatore, shanset e suksesit janë të larta. Në aktivin e Fierit, ndodheshin deputetët Ferdinand Xhaferri, Tritan Shehu dhe Ylli Vejsiu. Ata zhvilluan një mbledhje të zgjeruar me demokratët e reformuar të këtij qyteti./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora