Lëvizja reformatore do të mbledhë aktivin e Partisë Demokratike të Tiranës për të analizuar humbjet në zgjedhjet lokale dhe rrugët që duhet të ndjekë kjo parti për të dalë nga situata e rëndë. Sipas Genc Pollos, kjo është kërkuar nga mjaft aktivistë demokratë të kryeqytetit.

“Në aktiv nuk vihet për të protestuar, për të ruajtuar karrigen e njërit po tjetrit. Në parti vihet për të qenë më afër halleve të qytetarëve dhe nëse jemi aty do të formulojmë patjetër qëndrimin tonë për një qeveri dhe një parti socialiste në pushtet e cila premtoi se nesër do të jetë më mirë dhe në fakt i la gjithë shqiptarët në errësirë. Aktivi besoj do të jetë i suksesshëm, do të jetë i plotë sepse kërkesa ka qenë e përgjithshme. Kërkesa ka qenë nga anëtarësia dhe nga të përzgjedhurit e PD-së. Kanë qenë natyrisht të revoltuar që nuk është mbledhur nëpër konferenca, por është mbledhur një grup njerëzish. Ajo që i duhet Partisë Demokratike është që të përcaktojë se si do të bëhet një alternativë reale, si do të jetë ajo më e besushmja në sy të shqiptarëve për të larguar Partinë Socialiste nga pushteti dhe për t’a kthyer në binarët e duhur vendin.”/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego