Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Reformatorët së bashku me një pjesë të madhe të të larguara nga PD, po punojnë për të formuar Partinë e Re Demokratike. Sipas deputetit Tritan Shehu, ky do të jetë vetëm një nga hapat për riorganizimin e opozitës në Shqipëri.

Tritan Shehu:- “Një ribashkim i Partisë Demokratike, një ribashkim i asaj plejade të cilët krijuan, drejtuan dhe i dhanë atë forcë që PD pati. Një ribashkim i ideve të PD, i elektoratit të saj, i cili është i fragmentarizuar, pra një ribashkim për të mbartur vlerat e asaj partie që përmbysi diktaturën. Pra problemi është pikërisht për të krijuar atë që i mungon Shqipërisë, një opozitë të vërtetë demokratike, alternative ndaj kësaj qeverisje që nuk po realizon atë që duhet të realizojë”.

Ndërkohë deputetët reformatorë, disa deputet të së Djathtës së Bashkuar, legalistë, madje edhe republikan, po punojnë për krijimin e një tjetër grupi parlamentar./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego