Autoritetet boshnjake në alarm për shkallën e lartë të infektimeve

Situata e refugjatëve në Bosnjë vijon të jetë e pasigurt madje është përkeqësuar së tepërmi nga Covid-19.Vendi ballkanik ka numrin më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve në rajon, ndërsa tani po regjistron edhe një rritje të numrit të infeksioneve në kampet e refugjatëve edhe pse në karantinë. Rregullat e rrepta te karantinës kanë sjellë tensione në kampe.

Rreth 50 refugjatë të ardhur kryesisht nga Lindja e Mesme u larguan nga kampi duke kapërcyer gardhet në për t’i shpëtuar karantinës. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur thotë zyrtarja shëndetësore rajonale Nermina Cemalovic, pasi shumë refugjatë që janë të infektuar me Covid-19 tashmë janë jashtë qendrave ku jetonin. Sipas saj autoritetet lokale nuk kanë kapacitete që t’i monitorojë refugjatët e arratisur nga ana mjekësore ndaj ata po rrezikojnë drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarëve.

Autoritetet lokale të shëndetit kritikuan agjencinë e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara që drejton kampet. Më shumë se 6,000 refugjatë kanë mbetur të mbërthyer në Bosnjen, ende e pashëruar nga lufta. Ata po përpiqen të shkojnë në Kroacinë fqinje dhe më tej drejt Europës Perëndimore ku jetojnë edhe familjaret e tyre. Shumica e refugjatëve nga Lindja e Mesme jetojnë në qendrat e azilit, në kampe të improvizuara me çadra përgjatë kufirit kroat në Bosnjën veriore, shpesh pa pajisje sanitare dhe kujdes mjekësor.

Klan News