Kerio-expiration

Rreth 2 milionë refugjatë sirianë që ndodhen në Liban po përballen me temperaturat e ulëta dhe motin e ftohtë. Ata po përpiqen të ngrohin tendat, veçanërisht për të vegjëlit e tyre.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, rreth 195 mijë familje siriane janë të rrezikuara.

Maeve Murphy e UNHCR – së thotë se, sa më shumë kalon koha në kampe, aq me të dobët ata bëhen. Kursimet u janë mbaruar dhe disa janë vendosur në kampe, sepse janë më pak të kushtueshëm se apartamentet në qytet. Është e pamundur të gjejnë një punë dhe janë tërësisht të varur nga ndihma e agjencive të ndihmës.

Stuhite e dëborës në fundjavë përkeqësuan kushtet për shumë familje siriane.

“Për mua e rëndësishme është t’i mbajë fëmijët larg vdekjes”, thotë nëna e tre fëmijëve. “Mund ta përballojmë të ftohtin, sështë aq i rëndë sa vdekja, bombat thërrmuese apo predhat”, shprehet ajo.

Një shifër kaq e lartë e emigrantëve ka dëmtuar ekonominë libaneze e cila nuk nuk mund t’i ofrojë vende pune.

Tv Klan