Studentet franceze dhe emigrantet nga Lindja e Mesme shpresojnë të nxjerrin koleksionin e tyre

Nga disa pëlhura të vjetra xhins, refugjati afgan Bagher Husseini ka modeluar një palë xhinse të gjera me arna të thekura që ai shpreson se do të parakalojnë në një pasarelë franceze këtë vit.

Husseini ka punuar si rrobaqepës më parë. Ai bëri rrugën e tij për në Iran pasi iku nga luftimet në provincën Ghazni të Afganistanit, duke mbijetuar me të ardhura modeste të një rrobaqepësi.

Tani ai është përfshirë në një bashkëpunim midis studentëve francezë të modës dhe emigrantëve nga Afganistani dhe Lindja e Mesme. Projekti Reprise synon të trajnojë për t’u dhënë emigrantëve aftësitë për t’i kthyer rrobat e dorës së dytë në veshje pasarele për burra.

Në koleksionin e tij përfshihen xhinse, xhaketa dhe kapele, ndonjëherë të frymëzuara nga veshjet tradicionale afgane. Punëtoria është e vendosur brenda një qendre që strehon 200 azilkërkues në një periferi të Parisit jugor. Një ose dy herë në javë, një grup azilkërkuesish bashkohen në seminar, duke përsosur aftësi të reja në qëndisje, thurje me grep dhe modelim.

Studentët e modës dhe punonjësit socialë kanë kërkuar nga autoritetet franceze që të marrin më shumë makina profesionale qepëse dhe pëlhura nga marka më të mira të modës. Nëse ata janë në gjendje të shpejtojnë ritmin me të cilin mund të bëhen veshjet, një koleksion i parë mund të tregtohet gjatë këtij viti.

Klan News