Avokati: Vendimi politik, gjykata është e dobët para pushtetit

Kryetari i bashkisë së Himarës Fredi Beleri do të vazhdoj të qëndrojë në qeli. Gjykata e Posaçme i ka rrëzuar kërkesën për zëvëndësim të masës së sigurimit. Beleri kërkon që të lërë qelinë për shkak të problemevë shëndetësore dhe po ashtu për të marrë zyrtarisht detyrën si kryebashkiak. Gjykata argumentoi se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ndryshim të masës së sigurimit. Pas daljes nga gjykata avokati i Belerit e cilësoi vendimin, politik.

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet për kryebashkiakun e Himarës të zgjedhur më 14 Maj dhe e mori zyrtarisht të pandehur për veprën penale “korrupsionit aktiv në zgjedhje. Akuza i është komunikuar edhe Pandeli Kokaveshit. Ky i fundit, i liruar nga burgu për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas SPAK bazuar në provat e sekuestruara nga përgjimet audio/video, nga kqyrjet e telefonave dhe të akteve të ekspertimit kompjuterik, dyshohet se kryebashkiaku i zgjedhur i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumën prej 50 Euro për çdo person që ai do të gjente dhe që në zgjedhje të votonin pro Belerit në krye të Bashkisë Himarë.

Shuma e premtuar për 1 votë sipas prokurorisë është dhënë nga Beleri përmes mikut të tij gjithashtu të vënë nën akuzë Pandeli Kokaveshi, me këtë të fundit që i ka dhënë Arsen Ramës 8 kartëmonedha 5 mijë Lekëshe për 8 vota. Si këmbim atij iu premtua shpërblimi prej 300 Eurosh.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan nga policia 2 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 14 Majit.

Klan News