Abigail Collins nga Glasgou kalonte çdo mëngjes dy orë përpara pasqyrës duke bërë make up, pasi prej shumë vitesh fytyra e saj është problematike. Studentja e kriminologjisë ka treguar se që prej moshës 10 –vjeçare është ngacmuar nga shokët dhe shoqet sepse ka shumë akne në fytyrë.

Por kur Collins nisi të shkonte në fakultet, ajo fitoi besim në vetvete dhe vendosi që të mos bënte më shumë grim  dhe të tjerët ta pranonin, pa u ndier në siklet.

Por ajo është përpjekur të shmangë takimet me një mashkull duke menduar se do të marrë refuzim, pasi ai do ta paragjykojë për shkak të akneve.

“Unë nuk dal me një mashkull, pasi nuk dua që ai të mendojë se jam dikush tjetër, kur të shikojë fytyrën time pa grim. Dua të jem e sinqertë me atë. Ndonjëherë është kaq e vështirë që dikush të më kuptojë dhe të më pranojë”,

ka thënë ajo .

Abigail vuri re se aknet e saj u përkeqësuan më shumë kur ajo ishte adoleshente. Në shkollë, ajo ndihej e vetmuar dhe përpiqej që të bënte sa më shumë grim.

“Miqtë e mi ma kanë përdorur shpesh herë kundra problemin tim dhe kjo ka bërë që unë të mos kem besim tek vetja dhe të mos njoh njerëz të rinj”,

ka treguar ajo.

Por, në vitin e dytë të studimeve në Universitetin e  Skocisë, Abigail vuri re se askush nuk e shikonte me kaqardhje për shkak të problemit të saj dhe filloi gradualisht të dalë nga shtëpia pa grim. Ajo rrallë herë përdor make up në universitet, vetëm në rastet kur del me miqtë në darkë. 

/tvklan.al