Aktori është i njohur për rolin e tij në filmin “Bridgerton”

Aktori Regé-Jean Page është kurorëzuar si burri më  i pashëm  botë, sipas një metode shkencore antike që llogarit simetrinë e tipareve.

Aktori 34-vjeçar i njohur për rolin në serialin e Netflix ‘Bridgerton’, rezultoi 93.65% i saktë për Raportin e Artë Grek të Bukurisë Phi, i cili mat përsosmërinë fizike.

Regé-Jean Page 

Ylli i filmit “Men In Black”, Chris Hemsworth rezultoi i dyti me 93,5 3 për qind, ndërsa i treti ishte Michael B Jordan me 93,46 për qind ndërsa  këngëtari Harry Styles doli i katërti.

Të dhënat u përpiluan nga Dr. Julian De Silva , një kirurg plastik britanik.

Regé fitoi për shkak të fytyrës së tij klasike të bukur dhe syve të mrekullueshëm kafe,” thotë mjeku.

Roli i Regé-Jean Page në dramën “Bridgerton” i ka dhënë mjaft sukes aktorit i cili është në garë për të fituar rolin e James Bond.

Klan News