Regjim automatik i pompave të karburantit

Regjim automatik i pompave të karburantit

16:30 06/10/2019

Kontrolle edhe te bizneset që përdorin depozita personale

1 mijë e 117 subjekte të cilat tregtojnë karburant dhe gaz të lëngshëm kanë vendosur regjimin automatik të pompave të naftës, duke hedhur të dhëna në kohë reale në sistemin e tatimeve mbi sasinë e karburantit që ato tregtojë.

Në bazë të kontrolleve të ushtruara nga administrata tatimore, 15 prej tyre kanë rezultuar me shkelje të ligjit, pasi vijonin që të mbanin regjimin manual, i cili jo vetëm lë vend për abuzimin me sasinë e karburantit që i shitet konsumatorëve, por dhe me pagesën e taksave për sasinë reale të shitjeve.

“Kemi mbuluar me kontrolle të gjithë territorin e vendit, duke siguruar që pompat të jenë në regjim automatik, duke certifikuar me plumbçe secilën prej tyre. Kontrollet do të vazhdojnë, në bashkëpunim edhe me DPM, për të monitoruar respektimin e ligjit edhe tek subjektet që janë konsumatorë të mëdhenj të karburantit”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj.

Deri në fund të Shtatorit ishte afati për të deklaruar të gjitha sasitë e karburantit për bizneset e mëdhenj që kanë depozitat e tyre. Tashmë autoritetet do të nisin kontrollin për të evidentuar nëse të gjithë kanë bërë certifikimin e tyre dhe kanë paguar tatimet për lëndën që përdorin.

Aktualisht më shumë se gjysma e konsumit të karburantit në rang vendi përdoret nga bizneset e mëdhenj, kryesisht me fokus ndërtimin, prodhimin dhe distribucionin.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori