Regjisori dhe aktori i njohur, Quentin Tarantino, është bërë baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare.

Partnerja e tij, Daniella Pick, ka sjellë në jetë fëmijën e parë, një djalë të cilit nuk ia kanë zbuluar ende emrin.

Tarantino e bëri publik lajmin në një prononcim për revistën ‘People’. Sipas burimeve, djali i tyre ka lindur në Izrael, në Tel Aviv.

Çifti ende nuk ka bërë publik portretin e vogëlushit.

Tarantino dhe Pick u njohën për herë të parë në vitin 2009, ndërsa në Nëntor të vitit 2018 u martuan në një ceremoni private në Los Angeles.

Klan Plus