Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Spektakli “Maratona e Këngës Popullore Qytetare”, që organizohet në TV Klan, do të ofrojë për teleshikuesit në datën 31 Dhjetor, një program special, me numra të zgjedhur. Kështu kjo Maratonë, do të sjelli në skenë, përveç këngëtarëve konkurrues, të ftuar special, të cilët do të përshëndesin këtë spektakël, duke e kthyer atë në një festë magjike, që do të zbresë në vatrat shqiptare në ndërrimin e viteve.

Regjisori Bledar Laço:- “Maratona e Këngës Popullore Qytetare, do të jetë në natën e Vitit të Ri. Menduam që kjo natë të ishte një natë speciale e Maratonës së Këngës Popullore, në të cilën të konkurronin këngëtarët më të mirë, më në zë të muzikës popullore shqiptare. Mendojmë që kemi bërë një punë të mirë. Nuk do të kemi vetëm këngëtarë konkurrent por edhe të ftuar, do të kemi humorist dhe numra shumë të bukur baleti. Presim dhe një surprizë nga miqtë tanë nga Kosova, të cilët janë vërtetë artist shumë të mëdhenj atje dhe që ekskluzivisht do jenë këtu”./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora