Kush nuk vetëdeklaron adresën nuk merr shërbime

Për herë të parë, Shqipëria do të ketë një regjistër për emigrantët shqiptarë.

“Të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit tashmë duhet të deklarojnë adresën e tyre të vendbanimit përmes e-Albania, në të kundërt institucioni në të cilën kërkojnë të marrin shërbim mund të mos ju afrojë atë”, raporton gazetarja e Tv Klan, Erikleda Dorezi.

Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës. Dokumente që ngarkohen nga aplikanti, është  dokumenti zyrtar i shtetit ku jetoni në të cilin dallohet qartë emri i aplikuesit dhe adresa e plotësuar në formular”, thuhet në njoftimin e-Albania.

Sipas Ministrisë së Brendshme, referuar dhe të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, deri kanë dhënë adresën e saktë të vendbanimit të tyre mbi 14 mijë shtetas që jetojnë jashtë territorit shqiptar.

Ajo që bie në sy është numri më i lartë i shtetasve që jetojnë në Greqi dhe Itali, e ndjekur nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Bbritania.

Por nuk mungojnë edhe në Ukrainë apo Zelandën e Re. Autoritetet thonë se ky është një numër shumë i vogël nga shifrat reale të shtetasve që jetojnë jashtë vendit.

Emigrantët që jetojnë jashtë territorit shqiptar mund të kryejne aplikimin edhe për anëtarët e familjes në rastin kur fëmijët janë nën 18 vjeç.

Tv Klan