Regjistrimi në gjimnaz për vitin e ri shkollor do të mund të bëhet online. Lajmin e jep Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale, sqaron nëpërmjet një videoje se për t’u regjistruar në klasën e 10-të mund të përdorni portalin e-Albania.

Hapat janë të thjeshtë, mjafton të përzgjidhni shkollën 9 vjeçare që keni frekuentuar, më pas sistemi do t’ju shfaqë gjimnazin që i takon shkollës ku keni kryer arsimin bazë. Pas kësaj mjafton të fusni dëftesën dhe regjistrimi në gjimnazin përkatës ka përfunduar. (Për më shumë KLIKO KËTU)

Po ashtu, në e-Albania do të mund të kryeni edhe regjistrimin në gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç. (Për më shumë KLIKO KËTU)

Më herët, ky shërbim u prezantua edhe për nxënësit që regjistrohen në klasë të parë. Janë 182 shkolla publike, ku regjistrimi mund të bëhet online, nëpërmjet e-Albania, ndërsa pjesa tjetër e shkollave do të përdorë mënyrën tradicionale të regjistrimit fizik në shkollë./tvklan.al