Regjistrimet në universitet, bllokohet sistemi – TV KLAN

Regjistrimet në universitet, bllokohet sistemi

Dita e parë e regjistrimit në universitet për fituesit e fazës së dytë ka nisur me probleme. Maturantët fitues, shumë prej të cilëve edhe nga rrethet, kanë pritur afro dy orë nisjen e procesit.

Shkak për këtë vonesë sipas dekanes së fakultetit të Histori-Filologjisë është bërë bllokimi i sistemit.

Valentina Duka: “Po s’u zhbllokua sistemi, s’mund të regjistroheni. Nga sistemi duhet të dalë një dokument, ku vërteton regjistrimin tuaj dhe po s’doli ai dokument ju nuk mund të merrni statusin e studentit. Nuk varet nga ne, varet nga sistemi qendror pranë Ministrisë së Arsimit“.

Duket se fluksi i madh i maturantëve fitues që në ditën e parë është për shkak se ata kanë vetëm 4 ditë kohë për t’u regjistruar, në të kundërt humbasin të drejtën e studimit.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesoreSocialeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione