KQZ do ngrejë një sistem teknologjik online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur projektvendimin nëpërmjet të cilit kërkon të bëjë të mundur regjistrimin e emigrantëve shqiptarë jashtë atdheut me qëllim krijimin e mundësisë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas draftit të shpërndarë nga KQZ, parashikohet që kërkesa për regjistrim të bëhet nëpërmjet një sistemi teknologjik online. Shtetasit që do shprehin vullnetin për të votuar nga jashtë vendit duhet të bëjnë regjistrimin e adresës së vendbanimit të tyre në vendin ku janë rezidentë.

Për të verifikuar që personi që po regjistrohet nuk është një person tjetër, sistemi do t’i kërkojë votuesit të identifikohet me një nga dy mënyrat: ose nëpërmjet të dhënave të familjarëve të tij, ose nëpërmjet teknologjisë “Face ID”.

Për zgjedhjet e këtij viti afati i përfundimit të procesit të regjistrimit është lënë jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve.

Tv Klan