Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, UNHCR në bashkëpunim me organizatën e Kombeve të Bashkuara bën regjistrimin dhe pajisjen me karta identiteti të gjithë kosovarëve që do të qëndrojnë në Shqipëri. 100 kosovarë janë regjistruar sot. Shumica e vëllezërve të tyre janë kthyer në Kosovë, ndërsa kjo pjesë do të qëndrojë edhe disa muaj. Tetë aparatura për të bërë fotografimin e menjëhershëm dhe pajisjen me kartën e nevojshme që do tu duhet gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri.

Kosovarja: Kena shku e prapë jena kthy kry 5 ditësh s’kena pas ku me hy në Mitrovicë. Shtëpiat na u kanë sos, na u kanë djegë shtëpiat.

Tetë aparatura për të bërë të mundur regjistrimin dhe mundësimin me karta identiteti që do të duhet gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Shqipëri. Të gjithë personat mbi 14 vjeç do të pajisen me këtë kartë. Njëri nga organizatorët shpjegon:

Organizatori: Të gjithë ata që dëshirojnë të mbeten në Shqipëri do të vazhdojnë të qëndrojnë atje ku janë nëpër familje ose do të grumbullohen në një qendër të vetme, pasi dihet që kampet janë mbyllur tashmë. Në Shqipëri janë hapur dhe tre qendra të tjera për regjistrimin dhe pajisjen me karta identiteti, në Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Ky regjistrim bëhet në mënyrë që të realizohet edhe shpërndarja e ndihmave në mënyrë sa më të rregullt, duke ditur fare qartë se ku janë personat dhe sa është numri i tyre për të cilët do të shpërndahet kjo ndihmë. Ky regjistrim do të vazhdojë edhe nesër për të gjithë ata kosovarë që dëshirojnë të qëndrojnë në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti