Grubi: Nëse jemi mbi 25% shqiptarë rrisim përfaqësimin në të gjitha nivelet

Prej 1 marsit Maqedonia e Veriut vijon procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili do të zgjasë deri më 21 prill.

I ndodhur në një vizitë zyrtare në Shqipëri, Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi shpjegon për “Klan News” ndikimin që ky proces do të ketë te shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj.

Zëvendës kryeministri thotë se të drejtat e gjuhës apo përfaqësimi i shqiptarëve në administartë do të varet nga numrat që do të rezultojnë nga regjistrimi i popullsisë.

“Në Maqedoni procesi i regjistrimit është jashtëzakonisht i ndjeshëm për komunitetin. Si për zhvillim të rajoneve, si për investime kapitale, zhvillim ekonomik, varen nga numra të cilët do ti kemi në regjistrimin e popullsisë. Të drejtën e përdorimit të gjuhës në mënyrë zyrtare e ka komuniteti, i cili ka më shumë se 20% në nivel të shtetit dhe në nivel të bashkisë”, u shpreh ai.

Sipas zyrtarit të lartë në Maqedoninë e Veriut të drejtat e shqiptarëve do të do rrezikoheshin nëse popullisa e shqiptare në Maqedoninë e Veriut do të rezultonte më pak se 20%. Po ashtu ai thotë se numri i popullsisë më i lartë se 25% do të do rriste përfaqësimin e shqiptarëve ne Kuvendin e Maqedonisë së Veriut si dhe garantimin e të drejtave etnike.

“Nëse dalim më pak se 20% mund të na rrezikohen edhe të drejtat të cilat i kemi të fituara në përputhje me marrëveshjen e Ohrit”, tha ai.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut është takuar me krerët e politikës Shqiptare, më të cilët ka diskutuar për çështjet politike të cilat prekin dy vendet, si dhe i’u ka kërkuar mbështeje për procesin e regjistrimit të popullatës në Maqedoninë e Veriut.

Kaln News