Regjistrimi në klasë të parë bëhet online




Regjistrimi në klasë të parë bëhet online

10:28 15/06/2021

Rama: Aplikimi në e-Albania shmang radhët nëpër shkolla

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se regjistrimi për klasat e para bëhet online në portalin e-Albania, duke shmangur radhët në dyert e institucioneve arsimore. Çdo prind ka mundësinë që nëpërmjet këtij portali të kryejë regjistrimin e fëmijës në klasë të parë, mjafton të identifikohet në portal dhe të plotësojnë formularin e aplikimit.

Aplikimi mbërrin në Institucionin Arsimor përkatës ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe institucioni arsimor fillon procedurën për trajtimin e kërkesës. Në qoftë se çdo gjë është në rregull, shkolla regjistron aplikantin dhe njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit.

Në rast pranimi të aplikimit personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dorëzon në sekretarinë e shkollës fizikisht Kartelën e Vaksinimit të fëmijës, jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor. Vetëm në momentin e dorëzimit të Kartelës së Vaksinimit regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar. Prindërit kanë dy javë kohë që të bëjnë regjistrimin e fëmijëve të tyre.

Klan News





Të ngjashme