Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 334 raste të reja të të prekurve me Covid-19, ndërsa kanë humbur jetën 8 persona, të moshës 63-91 vjeç.

Numri i qytetarëve që nuk kanë mundur t’i mbijetojnë koronavirusit është dyfishuar krahasuar me ditën e dielë ku u shënuan vetëm 4 humbje jete.

Shifrat në rënie të të infektuarve u paralajmëruan edhe nga epidemiologët, të cilët kanë parashikuar qe rritja e temperaturave do të ulë përhapjen e virozës, për pasojë edhe ndalimin e vrullit të infeksionit.

Gjatë 24 orëve të fundit ministria njofton se janë kryer 1993 testime, ndërsa 699 persona janë shëruar, duke e çuar numrin total te të shëruarve në 85,846 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 7 janë të intubuar.

Sipas ministrisë vijon procesi i vaksinimit ndërsa janë kryer 1714 vaksinime anti-covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 48,229 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Klan News