Në Europë janë shënuar temperaturat më të larta për muajin Qershor. Vala e të nxehtit pritet të intensifikohet më tej, pasi në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke u regjistruan temperatura tepër të larta.

Kurse në Francë dhe në Zvicër pritet që sot termometri të shënojë 40 Gradë Celsius. Meteorologët thonë se ajri është jashtëzakonisht i nxehtë për shkak të rrymave ajrore të ardhura nga Afrika Veriore. Në Francë, autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët dhe kanë nisur fushatë për shpërndarjen e ujit për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Meteorologët kanë paralajmëruar gjithashtu se vala e të nxehtit pritet të rritet edhe në disa vende të tjera gjatë ditëve në vijim. Në disa zona të Spanjës, temperaturat pritet që të shënojë 45 gradë Celsius ditën e premte. /tvklan.al