Janë planifikuar 4 sheshe dhe hapësira publike

Kjo do të jetë pamja që pritet të marrë Bulevardi “Zogu i Parë” në përfundim të punimeve. Prej më shumë se një javë bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit që pritet të marrë 18 muaj kohë.

Projekti parashikon, zgjerim të trotuareve dhe eliminimin total të parkimit.

Krijimi i shesheve është një tjetër pikë që parashikon të shtojë hapësirat në funksion të këmbësoreve.

Por edhe pallatet që gjenden në dy anët e rrugës do të marrin një tjetër pamje, e cila do të jetë e ndryshme nga një pallat në tjetrin por e unifikuar për çdo njësi.

Korsia e biçikletave në mes të bulevardit “Zogu i Parë” do të jetë e vetmja që nuk do të preket, por do të qëndrojë ashtu siç është.

Tv Klan