Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Rehabilitimi i hidrocentralit të Ulzës jep siguri për të prodhuar energji në të gjitha ditët e vitit. Frytet do të ndihen në rajonin e Burrelit, Ulëzës e Milotit. Sipas specialistëve ka një peshë modeste, por jep garanci për një punë normale. Punimet kanë nisur një vit e gjysmë më parë e janë kryer nga një firmë austriake, financuar nga kjo qeveri.

Luigj Pjetri: “Kryerja e këtyre punimeve, ndërhyrja në këto pajisje 50 vjeçare, ishte një domosdoshmëri për rritjen e sigurisë së këtyre hidrocentraleve, këtyre burimeve tepër të rëndësishme të prodhimit të energjisë elektrike për vendin tonë. Ky projekt ka në përmbajtjen e tij, rehabilitimin e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit dhe të Matit. Ky projekt kap shifrën rreth 50 milion dollarë”.

Brenda këtij rikonstruksioni janë përfshirë punime të financuara nga Banka Europiane, por dhe nga KESH, për montime mekanike e punime civile./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti