Investimet e Bashkisë së Tiranës po shtrihen në nivel kapilar, duke prekur rrugicat e kryeqytetit. Punëtorët e Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Rrugëve, tashmë po punojnë për përmirësimin e rrugëve të lagjeve.

Investimet kanë prekur edhe rrugën “Bektash Berberi” në Sauk, duke iu mundësuar banorëve të zonës kushte sa më të mira. Sakaq, punëtorët e qytetit po vijojnë punën edhe në lagje të tjera të Tiranës, për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e rrugëve të kryeqytetit.

/tvklan.al