Veliaj: Zgjidhje edhe për kanalizimet

Segmenti rrugor nga mbikalimi i “Shkollës Teknologjike” deri në Kombinat, që përbën një aks të rëndësishëm për të hyrë në kryeqytet, ka përfunduar së rikonstruktuari. Sipas kryebashkiakut të Tiranës, investime të tjera do të kryhen në këtë zonë.

“Do të vazhdojmë investimet në dyja anët e rrugës. Nga njëra anë është “Misto Mame”, ku kemi ndërhyrë në disa lagje, por do vazhdojmë si efekt domino edhe në lagjet e tjera. Kurse, në anën tjetër, është “Musine Kokalari”, e me radhë të gjitha lagjet deri në Sharrë.”

Kryebashkiaku u ndal edhe tek problemi i kanalizimeve duke premtuar zgjidhje.

“Për të gjithë ata banorë që janë të shqetësuar nga pusetat e projektit të madh të kanalizimeve të Tiranës, më në fund i kemi gjetur edhe zgjidhjen ligjore, edhe zgjidhjen teknike. Jam informuar nga Ministria e Infrastrukturës se punimet do të rifillojnë shumë shpejt, që edhe në ato dy pika ku është penguar qarkullimi prej një projekti tjetër të qeverisë, të rikuperojmë punën shumë shpejt.”

 Hyrja në Tiranë nga Kombinati ka në të dyja krahët edhe korsi të dedikuara për biçikletat.

Tv Klan