Investim i munguar prej 30 vitesh

Një tjetër bllok banimi në kryeqytet do të ketë një infrastrukturë rrugore tërësisht të rehabilituar. Bëhet fjalë për bllokun në Njësinë numër 11, i cili kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”.

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, edhe kjo zonë do të ketë infrastrukturën e duhur.

“Një investim i munguar prej 30 vitesh, tani një realitet, për banorët e Nj. 11! Vijon puna në kantier për rehabilitimin total të infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”. Ndërhyrje thelbësore në sistemin rrugor dhe infrastrukturën nëntokësore”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në një postim në “Facebook’”.

Investimi parashikon rehabilitimin e plotë të zonës, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim, etj. /tvklan.al