Tashmë hyrja nga Kombinati për në Tiranë ka marrë një pamje krejtësisht të re. Bashkia e Tiranës ka realizuar rikonstruksionin e plotë të segmentit rrugor nga mbikalimi i Shkollës Teknologjike deri në Kombinat, si hyrja e katërt e kryeqytetit. Rruga e re ka trotuarë të rinj dhe rrjet të ri të të ujësjellës-kanalizimeve.

Ky aks rrugor ka tashmë korsi për biçikleta në në të dyja krahët, sinjalistikë dhe ndriçim. Pas rehabilitimit të hyrjeve nga Rruga e “Elbasanit”, Rruga e “Dibrës” dhe Rruga “Dritan Hoxha”, tashmë edhe kjo portë hyrëse për në kryeqytet ofron standarde të larta duke përmirësuar jo vetëm cilësinë e jetës së komunitetit të kësaj zone, por duke krijuar lehtësi për gjithë qytetin. /

tvklan.al