Në “Talk Love Story” në Tv Klan është diskutuar në lidhje me zgjedhjen e bërë nga Daniela në spektaklin e së hënës, ku i dha mundësinë për takimin e radhës Reit.

Ky i fundit la studion në puntatën e transmetuar ditën e sotme pasi Daniela u puth me Vilianin ndërsa fronistja rendi pas tij për ta qetësuar.

Gjatë publicitetit, Daniela kërkoi një takim në dhomën e kuqe me Rein për të kuptuar revoltën e tij.

Pas shumë kërkesash, më në fund Rei pranoi të rikthehej në studio ku vijoi diskutimi në lidhje me takimin e tyre të ardhshëm.

Ka qenë pikërisht ky takim, që ka trazuar ujrat në emision dhe ka përplasur mendimet e Zhaklinës, Danielës dhe Reit.

Zhaklina: Rei është “drama queen” dhe nëse do të isha në vendin e vajzave nuk do të ishte në preferencat e mia.

Rei: Nuk e bëra për vëmendje, ky mendim është i gabuar.

Zhaklina: Ky është opinioni im. Daniela javën e kaluar tha Dea si mund të dalësh ti me Rein se ai të ofendoi se të mban në ajër, çfarë po ndodh?

Daniela: Unë kam thënë se kam zgjedhur Rein, se më duket se do të dominojë gjatë gjithë kohës dhe dua t’i tregoj se unë dominoj këtu.

Zhakina: Unë nuk e di që në dashuri njerëzit dominojnë njëri-tjetrin. Dominanca nuk më duket se ka dashuri.

Daniela: Në dashuri ka dominancë./tvklan.al