Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj do të largohet nga Spanja për një aventurë të re në Turqi. Mediat turke shkruajnë se Manaj është gati të largohet nga Barcelona B dhe të jetë pjesë e skuadrës së Kasimpasas në Turqi.

Transfer Postasi, shkruan se Kasimpasakërkojn sulmuesin shqiptar si përforcim për sezonin e ri.

Manaj aktualisht është pjesë e ekipit të Barcelonës B, ku luajti për një sezon, por që nuk arriti të debuton në ekipin e parë.

Lojtari më parë ka qenë pjesë edhe e Inter, por as në këtë skuadër nuk arriti që të finotne vend në formacion.  Nëse Manaj shkon te Kasimpasa do të ketë shok skuadre dhe dy futbollsitët e Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Loret Sadiku./tvklan.al