Rei Manaj për sezonin e ardhshëm do të jetë një futbollist i Albacete, në Segunda Divison në Spanjë. Manaj është huazuar me detyrim blerje. Pas përvojës te Granada kampionatin e kaluar ku shënoi vetëm 1 gol, duket se sulmuesi i ri i Kombëtares bindi drejtuesit e skuadrës tjetër spanjolle që ka synim rikthimin në La Liga pas shumë vitesh në ligën e dytë.

Për drejtorin sportiv, Mauro Perez, 21-vjeçari është i fortë, dominues në lojën në ajët dhe i lëvizshëm. Futbollistin që gjatë këtyre viteve e kemi parë me Pisa, Pescara dhe Granada është rritur si nivel. Rei Manaj së fundi u afrua dhe nga Christian Panucci në Kombëtaren A, ndërsa ka shfaqur një lojë të mirë me Shpresat.

Tv Klan