Sulmuesi shqiptar stërvitet me yjet katalanas

Rei Manaj është përfshirë të mërkurën në stërvitjen e ekipit të parë të Barcelonës.

Kike Setien e grumbulloi sulmuesin shqiptar, i cili është pjesë e ekipit B së bashku me disa lojtarë të tjerë. Lojtari ka zbritur sot në fushë përkrah yjeve katalanas.

Ky vendim i trajnerit është pasqyruar dhe nga mediat vendase. Barcelona do të luajë të enjten përballjen e Kupës së Mbretit me Leganesin.

Rei Manaj u bashkua me Barcelonën B para disa ditësh, duke debutuar me këtë skuadër.

Tv Klan