Sulmuesi shqiptar dopietë golash me Barcelonën B

Rej Manaj rikthehet protagonist te Barcelona B. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte autori i të dy golave në barazimin 2-2 që Katalanasit morën në transfertë ndaj Prat.

Manaj kaloi dy herë në avantazh Barcelonën B me penallti, por kjo i mjaftoi ekipit për të marrë vetëm 1 pikë. Bomberi lushnjar ekzekutoi saktë nga 11 metërshi në minutën e 50-të të takimit, por vendasit reaguan. Gjithsesi, në të 81-ën minutë, Manaj gjen sërish rrjetën përsëri me penallti.

Kur u duk se Barcelona do merrte pikë të plota, Domi shënoi për t’i dhënë pikë me mjaft vlera Prat e përfshirë në garën për mbijetesë. Me këtë dopietë, Manaj ngjitet në kuotën e 5 golave në këtë sezon me Barcelonën B, duke e mbajtur në lojë skuadrën katalanase për tu ngjitur një kategori më lart.

Klan News