Me humbjen në Islandë, Shqipëria e ka komplikuar çështjen e kualifikimit, por në konferencën për shtyp para ndeshjes me Moldavinë, trajneri Reja, nuk e përjashton mundësinë, sikurse thotë, nëse gjerat bëhen mirë deri në fund. “Objektivi ynë është të përmirësohemi. Kualifikueset janë ende të hapura”.

Por kapiteni i kombëtares Elseid Hysaj duket i dorëzuar, edhe pse e sheh epokën Reja nga ana pozitive. Sa i përket ndeshjes së radhës, e cila do të luhet në Elbasan Arena, trajneri Reja duket se do të vërë në jetë, mësimet që nxori nga ndeshja me Islandën.

“Duhet të gjejmë zgjidhjen për lidhjen mesfushe sulm dhe të shfrytëzojmë hapësirat. Duhet të përsosim pasimin e fundit para goditjes së portës. Lëvizjet i kemi, duhet të konkretizojmë. Pretendoj më shumë sepse i kemi të gjitha mundësitë”.

Kombëtarja pritet të zbresë ndaj Moldavisë me ndryshime në sulm dhe mesfushë, pasi sipas trajnerit do të lihen pushim lojtarët që nuk do të jenë në formën më të mirë fizike.

Tv Klan